Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Ferizaj, vritet një 83-vjeçare

Foto: Ilustrim

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Ferizaj, ku një grua 83 vjeçare është vrarë.

Agim Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt i tha Telegrafit se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, ndërsa është arrestuar i dyshuari.

“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare)”, tha ai.

Lexo po ashtu Vrasja në Ferizaj, dyshohet se 83-vjeçaren e vrau djali i saj

Pas hetimeve fillestare hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar. /Telegrafi/