Site icon Telegrafi

Vrasja në Skenderaj, reagon deputetja Musliu: Viktima nuk është familjar i imi – tragjedi të tilla mos ndodhshin më

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shktruar se tragjedi të tilla mos ndodhshin më askund në Kosovë, derisa ka shtuar se viktima nuk është familjar i saj.

Lexo po ashtu Vrasja që tronditi mbrëmë Skenderajn - gjithçka çfarë dihet deri më tani

“E tronditur nga tragjedia qe ndodhi mbrëmë në fshatin tim. Fshati Baks gjithmonë është shquar për raporte të mira të banorëve mes veti, prandaj ky rast na ka tronditur të gjithëve pa dallim.

Bashkëndjej me Familjet Musliu dhe Rexhepi dhe lutem qe tragjedi të tilla mos të ndodhin më, jo vetëm në Baks, por askund në Kosovë.  Për shkak të telefonatave të shumta ndjejë për obligim të informoj opinionin se viktima nuk është  i familjes time.  Ngushëllime familjes se viktimës dhe gjithë fshatit Baks!”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/

Exit mobile version