Site icon Telegrafi

Vrasja në Mitrovicë, viktima ishte 26 vjeçar – Policia në kërkim të dy personave

Foto: Arkiv

Një 26 vjeçar është vrarë mbrëmë në Mitrovicë.

Policia njofton se viktima ishte therur me thikë nga dy persona, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 26 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Lexo po ashtu Vritet me thikë një person në Mitrovicë

“Nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje”. /Telegrafi/

Exit mobile version