Site icon Telegrafi

Vrasja në Mitrovicë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim Valdrin Salihu, si i dyshuari për vrasjen që ndodhi të premten në Mitrovicë.

“Me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyshuar të shpallur në kërkim për veprën penale. “Vrasje” e ndodhur me datën 20 .09.2024, në rrugën ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personi i kërkuar është Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991.

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Foto e publikuar nga Policia e Kosovës

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– 028 532 363

38344763034
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Nndryshe, dje në Mitrovicë është vrarë një 45-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë personi i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjellë në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse policore si dhe prokurori i shtetit kanë gjetur dhe sekuestruar  6 (gjashtë) gëzhoja./Telegrafi/

Exit mobile version