Site icon Telegrafi

Vrasja në Istog: Plaçkitësi kishte të kaluar kriminale në Gjermani

Grabitësi në Istog ishte rikthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim.

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë për kallxo, se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar kriminale në Gjermani.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog, ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)

“Mund të ju konfirmojë se ka ndodhur një rast në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Ibraj për Telegrafin.

Lexo po ashtu Vrasje në Istog, dyshohet edhe për të plagosur

Telegrafi mëson se polici i vrarë është I.D nga Istogu, ndërkaq ishte ish ushtar i UÇK-së.

Rasti ka ndodhur pasi dyshohet se disa persona kishin tentuar ta plaçkisin një bankë në Istog.

Exit mobile version