Një 89-vjeçar ka mbetur i vrarë të premten në fshatin Bibaj të Ferizaj, vrasja dyshohet se është kryer nga një polic, i cili tashmë është arrestuar edhe suspenduar nga puna.
Nga puna është suspenduar edhe drejtori i ndërrimit në stacionin policor në Ferizaj për shkak të mos menaxhimit të mirë të policëve.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Qazim Reka.
“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu”, ka theksuar Reka.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra në parkingun e sallës e dasmave “Fron Palace”.
Viktima S.S i moshës 89-vjeçar dyshohet se u vra nga një zyrtar policor, vrasja dyshohet se është kryer me armë zyrtare, ndërsa i dyshuari ishte jashtë orarit të punës.
Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët konfirmuan se i polici i dyshuar për vrasje është dorëzuar./Telegrafi/