Site icon Telegrafi

Vrasja e trefishtë në Dardani, largohen nga vendi i ngjarjes tre trupat e pajetë (Foto)

Ekipet e Mjekësisë Ligjore kanë larguar trupat e tre personave që sot kanë mbetur të vrarë në në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:00, ku personi i dyshuar me inicialet H.K, ka vrarë gruan e tij, më pas renë dhe në fund vetën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para medieve ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasjë, raporton Telegrafi.

“Policia e Kosovës ka pranuar sot një informacion rreth ores 13:00 për një vdekje të dyshimtë. PK ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”, ka thënë Kelani në një konferencë për media. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version