Vrasja e rëndë që ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, po dyshohet të ketë ndodhur shkaku i problemeve familjare.
Kryefamiljari i cili vrau gruan, nusen e djalit dhe pastaj vetën dyshohet të ketë qenë me probleme mendore.
Kështu ka thënë për Telegrafin edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
“Ende jemi në vendin e ngjarjes. Jemi duke mbledhur informacione se cili ka qenë motivi i kësaj vrasje, deri më tani sipas informacioneve dyshohet për probleme familjare, pasi që edhe personi që kreu vrasjen dyshohet të ketë qenë me probleme mendore”, ka thënë Beka.
Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13 e 20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, mjekët kujdestar dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastin. Hyrja e ndërtesës ku ndodhi vrasja është bllokuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/