Një i ri nga Peja dje ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me thikë.
Lexo po ashtu: Gjatë një loje futbolli, vritet me thikë një 19-vjeçar në Pejë
Ky është i riu që u vra sot në Pejë (Foto)
Ndonëse ende nuk dihet qartë për motivin e vrasjes, dëshmitarët kishin thënë se i riu ishte goditur me thikë gjatë një loje futbolli.
Gjithashtu në Spitalin Rajonal të Pejës e kanë konfirmuar se një person është sjellë pa shenja jete.
E sot, sipas një lexuesi të Telegrafit, i cili ka dërguar disa fotografi, pjesëtarë të Policisë, së bashku me vrasësin kanë shkuar tek vendin ku e kishte hedhur thikën.
“Disa foto të një të riu nga Peja, i cili sot në mëngjes është kthyer në vendin ku e ka hedhur armën e krimit, nënë përcjellje të Policisë së Kosovës, në parkun e qytetit Karagaq, pas therjes me thikë të një bashkëmoshatari, mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar lexuesi, në përshkrimin e fotografive.
Kjo është vrasja e parë në Pejë pas 17 muajve. E fundit ka ndodhur më 31 dhjetor 2014. /Telegrafi/