Telegrafi

Vrasja e të miturit në Prilep, Prokuroria propozon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore Publike Prilep ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore me propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 15 vjeçarin nga fshati Senokos i Prilepit për shkak të dyshimit të se ka kryer një vepër që është paraparë me ligj si vepër penale – “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 t .7 të Kodit Penal.

“Në hyrje të një objekti në rrugën “Kuzman Josifoski” në Prilep, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën një fëmije të lindur në vitin 2009, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë. Viktima arriti të shpëtonte, por humbi ndjenjat dhe më pas u nënshtrua plagëve të marra”.

Lexo po ashtu Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

“Meqenëse ekzistojnë baza ligjore, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit për fëmijë në Gjykatën Themelore në Prilep propozim për caktimin e masës së paraburgimit për fëmijën”, thonë nga Prokuroria.