Site icon Telegrafi

Vrasja e taksistit në Shqipëri, 71-vjeçari u qëllua me kallashnikov nga një veturë tjetër

Detaje të reja janë dhënë për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla ditën e hënë në Fushë-Prezë të Shqipërisë.

BalkanWeb njofton se një makinë tjetër që drejtohej nga dikush u afrua pranë “labidarit” ku po qëndronte Budlla.

“Dikush zbriti nga vendi i pasagjerit të makinës së autorëve e qëlloi me kallashnikov. Më pas makina e autorëve është larguar”.

Dyshimet janë se mund të ketë qenë një ngatërrim shënjestre pasi në vendin ku ndodhej ai, tek lapidari ndodheshin dhe persona të tjerë.

Ndërkohë, që nga marrja në pyetje as viktima dhe as fëmijët e tij nuk figuron të kenë pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 71-vjeçarit. Budlla punonte si taksist i pa licencuar prej kohësh.

Exit mobile version