Telegrafi

Vrasja e shqiptarit në Greqi, identifikohet autori

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar, Aleksandër Zaka i ekzekutuar me një plumb pas koke më 12 Gusht në ishullin e Salaminës në Greqi.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se autoritetet greke janë vënë në kërkim të tij teksa shtojnë se ka dyshime që vrasësi të ketë qëndruar në shtëpinë e shqiptarit të vrarë.

Për kapjen e tij policia greke ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e vrasësit, i cili kreu krimin për shkaqe ende të paqarta.

Emri i autorit nuk bëhet me dije nga ana e policisë, por mësohet se ai është një person i njohur per autoritetet pasi në të shkuarën ka patur probleme në fushën e narkotikëve.

Aleksandër Zaka me origiinë nga Lushnja u vra me plumb në kokë mesditën e së Shtunës së kaluar në ishullin Salamina të Greqisë.

Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri. Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet.

51 vjeçari, Zaka mësohet se ishte një person jo problematik dhe që emri i tij nuk ishte lakuar asnjëherë për probleme me ligjin.

https://www.youtube.com/watch?v=6ouZrbd5Mgk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F&source_ve_path=Mjg2NjY&feature=emb_logovv  `