Site icon Telegrafi

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia: Janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të vrasjes së rëndë në Prishtinë, që ndodhi të martën në mbrëmje.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se vrasja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha.

Lexo po ashtu Vrau kunatin me armë zjarri në Prishtinë - vetëdorëzohet dorasja

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version