Telegrafi

Vrasja e Pjerin Xhuvanit – pasi kreu krimin, autori vodhi makinën një qytetari dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Zbardhet dinamika e vrasjes së Pjerin Xhuvanit ndodhur sot pas orës 14:00 në lagjen “5 Maji” të Elbasanit.

Mësohet se autori i krimit është identifikuar, por policia nuk jep detaj duke sqaruar se autori është larguar me një makinë të një qytetari tjetër, të cilin e ka vjedhur dhe e ka detyruar të zbresë nga makina dhe është larguar në drejtim të paditur.

Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së që po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina i janë afruar pranë këtij takimi dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përplasen fizikisht me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Vritet ish-kryetari i LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani - mbetet e plagosur një police

I vrari dhe dhëndri i tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori i policisë.

Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Goditja në drejtim të Pjerin Xhuvanit ka qenë në sy të policisë.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota. /Ora News/