Në Ferizaj rreth orës 1 të mesnatës të së martës, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij, e më pas ka vrarë edhe veten.
LEXO PO ASHTU: Ky është burri që vrau gruan e pastaj veten (Foto)
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se burri H.B 28 vjeçar, ka shtënë me tre plumba në gruan e tij F.O, 27 vjeçare. I njëjti pasi ka vrarë gruan me një plumb ka vrarë edhe vetveten.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në dhomën e tyre të fjetjes në shtëpinë e cila gjendej në rrugën e cila njihet si Rruga e Gjilanit, në Ferizaj.
Çifti tashmë i ndjerë, kanë lënë pas vetës një djalë pesë vjeçar.
Raportohet se burri tashmë i ndjerë H.B, kishte babain në Beograd për kujdesje të një familjari të tyre në spital.
Ndërkohë nëna e tij trajtohet me qetësues dhe e ka të pamundur të flasë për rastin.
Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Prishtinë. /Klan Kosova/