Egzon Hyseni, kushëriri i viktimës, Pajtim Krasniqi, i cili ndërroi jetë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Florida, ka rrëfyer për ngjarjen tragjike.
Sipas tij 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj në banesën e tyre në Miami pasi ai i zbuloi tradhtinë dhe i kërkoi divorcin.
“E vërteta që e dinte vëllai i Pajtimit pasi ai i kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar se bashkëshortja e tradhtonte”.
“Pas kësaj Pajtimi i ka kërkuar divorcin gjë që e ka shtyrë Sabrinën që të ndërmarrë veprimin ndaj Pajtimit dhe vetes” tha Egzon Hyseni për emisionin “Shqipëria Live”.