Site icon Telegrafi

Vrasja e Marigona Osmanit, pamje nga seanca ku pritet të jepet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Para nisjes së seancës gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarve Dardan Krivaça e Arbër Sejdiut po mbahet një protestë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përfaqësues të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit Krivaça dhe Sejdiu. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version