Telegrafi

Vrasja e Marigona Osmanit, në Gjykatë sot thuhet fjala përfundimtare

Gjykatën Themelore të Ferizajt këtë të martë ka nisur të mbahet seanca gjyqësore, në rastin në të cilin Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu akuzohen për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në këtë seancë do të thuhen fjala përfundimtare nga palët e rastit.

Lexo po ashtu Krivaqa pretendon se Marigona Osmani e kishte pranuar se e ka tradhtuar me djalin e dajës së tij - dëshmitari e kundërshton

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës së Ferizajt, Gentiana Hoxha.

Në seancën e fundit të akuzuarit dhanë mbrojtjen e tyre, me ç’rast Arbër Sejdiu u deklarua, ndërsa Dardan Krivaça vazhdoi të mbrohej në heshtje.

Vrasja e 18-vjeçares tronditi vendin në 22 gusht të vitit 2021.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marigona Osmani

Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë me datë 28.06.2022 ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen mizore të Marigona Osmanit.

Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit. /Telegrafi/