Site icon Telegrafi

Vrasja e Ilia Karelit, gardianë të burgut pranojnë dhunën, ja çfarë thanë në gjyq (Video)

Në Greqi është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj gardianëve që torturuan deri në vdekjen shqiptarin Ilia Kareli në burgun e Nigritas.

Nga 14 persona të akuzuar, vetëm dy kanë pranuar se përdorën dhunë ndaj 42-vjeçarit shqiptar.

I pari prej tyre pranoi se e kishte qëlluar Ilia Karelin (Kudret Kume) “dy herë me grushte dhe dy herë me shkelma” dhe shprehu pendesë në Gjykatë, shkruan “Syri.net”.

Të pandehurit e tjerë mohuan të gjitha akuzat se kishin ushtruar dhunë ndaj shqiptarit në vitin 2014, pavarësisht se kamerat e sigurisë së burgut tregojnë të kundërtën.

Gjatë pyetjeve të vazhdueshme në Gjykatë, disa flisnin për goditje dhe shuplaka. Seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet më 28 shtator. Torturimi deri në vdekje i Ilia Karelit në burgun grek të Nigritas 2 vite më parë tronditi opinionin publik.

Exit mobile version