Liridona Murseli, rreth 30-vjeçare, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur që të ikin nga vetura.
Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare, ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë për Telegrafin se po hetojnë rastin.
“Rasti vazhdon të jetë në hetime”, tha zëdhënësja e prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, kur Liridona Murseli raportohet se u vra në veturë gjatë një grabitjeje të armatosur.
Po ashtu ky rast i rëndë ka bërë jehonë edhe në mediat suedeze. Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë. /Telegrafi/