Besnik Pjetri, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë mbrëmjen e 29 Gushtit, ishte në konflikt prej 6 vitesh me familjen e ish-gruas së tij.
Besnik Pjetri është aktualisht në kërkim nga policia për vrasjen e ish-vjehrrit Pjetër Perjaku dhe ish-kunatit Gent Perjaku.
Besnik Pjetri ishte divorcuar prej 6 vitesh me vajzën e familjes Perjaku, me të cilën ka dy fëmijë. Por gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë në konflikt me familjarët e ish-gruas.
Ngjarja kulmoi mbrëmjen e djeshme, teksa Besnik Pjetri shkoi në banesën e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku i qëlloi me breshëri arme duke i lënë të vdekur.
Më pas u largua nga vendngjarja. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00.
Viktimat Pjetër dhe Gent Perjaku ishin kthyer nga Italia në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. /tvklan.al/