Policia Rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Madanaj, të ndodhur të dielën mbrëma.
Drejtori i Policisë, Lumni Graishta, ka thënë se sipas hetimeve të para, vrasja mund të ketë ndodhur për një çështje pronësore.
“Një prej pistave të hetimit është një çështje pronësore të cilin ne konsiderojmë se kemi identifikuar një të dyshuar, por nuk është arrestuar ende. Me gjithëatë kjo mbetet një prej pistave të hetimit”, ka thënë Graishta.
Sipas tij, ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitetin me të madh të mundshëm.
“Këto janë vetëm dyshime fillestare të hetimeve”, tha Graishta.
Ai theksoi se gjyqtari i procedurës parapake, kryeprokurori edhe i gjithë stafi komandues së bashku me hetimet rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.
Ndërsa viktimat janë H.I., dhe B.I., vëllezër të moshës madhore/Telegrafi/