Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit që ndodhi të hënën mbrëma në qendër të Brukselit, ku mbetën të vrarë dy të rinj.
Stoltenberg përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se i dënon sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.
“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.
I condemn the horrific attacks on innocent civilians in Brussels, #Belgium last night. My thoughts are with the loved ones of the victims and all those affected.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 17, 2023
Është raportuar se dy viktimat kishin të veshura ndërresa të kombëtares së Suedisë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja për kualifikim në Evropian, mes Belgjikës dhe Suedisë.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë nga të shtënat, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, e lidhi incidentin me terrorizmin.
Në një postim në “X”, ai shkroi: “Sapo i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta kryeministrit suedez pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme ndaj qytetarëve suedezë në Bruksel. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët”, shkroi ai. /Telegrafi/