Telegrafi

Vrasja e blogerit të famshëm rus, ky dyshohet të jetë momenti kur një grua futi bustin me eksploziv brenda kafenesë ku ndodhi shpërthimi

Një kamerë rruge ka kapur momentin kur një grua me një kuti të rëndë, e cila, sipas një versioni, mund të përmbante një dhuratë që ishte fatale për blegërin rus Vladlen Tatarsky.

Në pamjet që janë publikuar nga mediat ruse, vajza hyn në një kafene, ku në mbrëmjen e 2 prillit do të kishte një tubim në të cilin do të ishte i pranishëm edhe Tatarsky.

Pamjet vijnë në kohën kur konfirmohet se si rezultat i një shpërthimi në një kafene vdiq korrespondenti i luftës Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin).

Ashtu siç ishte paralajmëruar, aktiviteti filloi më 2 prill në orën 17:00, hyrja ishte falas.

Ndërkohë shpërthimi është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme ruse në orën 18:13.

Ndryshe, sipas një versioni, një pajisje shpërthyese e improvizuar u vendos në një statujë, e cila iu dorëzua blogerit në mbrëmje.

Në total, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur 30 persona, mes të cilëve një vajzë 14-vjeçare.

Së paku deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin ndonëse si Rusia, po ashtu edhe Ukraina “i kanë drejtuar gishtin” njëra-tjetrës. /Telegrafi/