Telegrafi

Bedri Rexhepi varroset të enjten

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka konfirmuar se biznesmeni Bedri Rexhepi është vrarë për shkak të 30 mijë eurove.

Adnan Rexhepi, vëllai i biznesmenit të vrarë, ka njoftuar se Bedri Rexhepi të enjten përcillet për në banesën e fundit.

I ndjeri do të varroset në qytetin e Shtimes.

“Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, ka shkruar Adnan Rexhepi.

Ai ka shtuar se shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllain i mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllaun tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë! Ne këto ditë që i kaluam dhe po i kalojmë, ju falënderojmë përzemërsisht të gjithë juve që në çfarëdo forme ishit bashkë me ne, na qëndruat afër, ofruat ndihmën tuaj që dhimbjen e mërzinë ta ndajmë së bashku. Tani e tutje lutja jonë e vetme është që shpirti i tij të pushoj në parajsë, e drejtësia të vijë në vendin e duhur”, ka shkruar Adnan Rexhepi.

Për vrasjen e Bedri Rexhepit, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut. /Telegrafi/