Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, nëpërmjet një reagimi për media ka thënë se vendimi i marrë për eliminimin e ariut në Prizren është keqinterpretuar në disa media, dhe se qëllimi i vendimit është marrë konform përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ka Inspektorati në përgjithësi dhe sektori i Gjuetisë në veçanti.
Në reagimin e bërë nga kjo Drejtori thuhet se vendimi është marrë në mënyrë që të mbrohet jeta e njerëzve, dhe se ariu i murrmë ka shkaktuar dëme deri në përmasa të rrezikut të jetës së njerëzve si kafshë përkohësisht dëmtuese prandaj lejohet edhe eliminimi i saj.
“Në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Reagimi i plotë:
“Lidhur me Vendimin e Drejtoratit Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti-Agjencioni Pyjor i Kosovës me Ref, DQIPGJ, 174/19 i datës, 03.05.2019 i cili nga disa zyrtar Institucionesh , përfaqësues të mediave dhe portaleve të ndryshme me apo pa qëllim është keq interpretuar duke mos e trajtuar drejtë dhe saktë Vendimin, e sidomos qëllimin e vendimit i cili është marrë konform përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ka Inspektorati në përgjithësi dhe sektori i Gjuetisë në veçanti.
Vendimi i lartë cekur është marrë referuar bazës ligjore që buron nga Ligji për Insepkcionin Bujqësor Nr. 03/L-029 Neni 12 paragrafi, 3 dhe 4 sipas të cilit Inspektorati e ka trajtuar njoftimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Prizrenit, i protokoluar në Drejtoratin Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti( DQIPGJ) me Ref, 157/19 datë, 23.04.2019 Njoftim i nënshkruar nga 5 anëtarë të komsioinit, të vërtetuar nga Drejtorii DBZHR, z. Egzon Elshani, pasi kanë bashkangjitur raportin e ankesave , kërkesave në Institucione të ndryshme edhe në polici, fotot e dëmeve dhe në fund kanë kërkuar: citoi ”Komsioni i paraqiti të gjitha të gjeturat dhe doli në vendin e ngjarjes, kërkon nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, Federata e Gjahtarëve dhe Departamenti i Pylltarisë pranë, MBPZHR, që të lëshon një vendim për të marrë masa ndaj këtyre dy arinjëve dëmtues. Ekziston rreziku nga ariu për nxënësit dhe banorët e fshatit Pouskë, si dhe për qytetarët e Prizrenit që ecin në këmbë në Pasha Qeshme.” Fund i citatit.
Kemi pranuar edhe email-in nga Drejtoria e Parkut-Sharri me 17.04.2019 ku po e citoi një pjesë të email-it: “Duke marrë parasysh se dëmet në bagëti dhe zona ku është duke u shfaqur ariu në afërsi të fshatit Pouskë gjendet jashtë territorit të PK Sharri që është kompetencë e komunës së Prizrenit dhe APK-së, parashtroj kërkesën për Inspektoratin e APK që të bëjë inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve, rrezikshmërisë nga ariu i murrmë i cili është duke rrezikuar pronat dhe banorët lokal të fshatit të lartcekur si dhe të rekomandoi masat efikase për zgjidhjen e problemit në afat sa më të shkurtër” fund i citatit.
Inspektorati ka zhvilluar kontroll me datë, 25.04.2019 në Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në Drejtorinë Komunale në Prizren, takim me banorët e fshatit “Pouskë” dhe me kryetarin e këtij fshati ku kanë konstatuar me procesverbale se ekziston shkallë e lartë e rrezikut për pasurinë, kafshët dhe njerëzit nga Ariu dëmtues. Me datë ,26.04.2019 në takim në nënstacionin policor në fshatin “Sreckë”, K. Prizren ku sipas deklarimeve të komandantit të këtij nënstacioni, Toger, Xhemail Asllani gjendja në fshat është alarmante, zyrtarët policor janë ballafaquar direkt me Ariun dhe se gjendja e sigurisë është në shkallë të lartë të rrezikshmërisë për çka me shkrim ka njoftuar edhe zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.
Inspektorati ka shqyrtuar edhe mundësit e Institucioneve si AUV e cila është e pajisur me pushkë imobilizuese, ka zyrtar të trajnuar dhe kompetent ( veterinar) që kafshën ta neutralizojnë,por kemi marrë konfirmimin e nënshkruar në procesverbal se këtë aktivitet nuk mund ta kryej ky Institucion.
Mbi bazën e këtyre vlerësimeve dhe përgjegjësive ligjore nga Ligji për Inspekcionin Bujqësor, Nr, 03/L-029 Nenit, 9 kemi marrë Vendim duke u bazuar nëNeni, 9 paragrafi, 9.4. dhe 9.5, Neni. 58.1 paragrafi, (k)i Ligjit për Gjueti Nr, 02/L-53 .
Në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)
Vendimi i DQIPGJ me Ref, 174/19 i datës,03/05/2019 e shpall Ariun e murrmë si individ i cili ka shkaktuar dëme deri në përmasa të rrezikut të jetës së njerëzve si kafshë përkohësisht dëmtuese duke lejuar edhe e eliminimin e saj/tij. Ka pas reagime te ndryshme çuditërisht edhe nga persona zyrtar që punojnë në Institucionet e RKS madje edhe si këshilltarë të cilët nuk janë kursyer me lloj-lloj etiketimesh duke ofenduar zyrtarët e shtetit se janë të paditur analfabet me justifikimin e përdorimit të termit Individi cili sipas tij vlen vetëm për njerëzit dhe sigurisht se qenka ofenduar. Nuk duam ti ofendojmë as edhe ata të cilët nuk janë në gjendje të dine se ky term përdoret edhe për bimët (individ bimor) për kafshët( individ shtazor) që përbëjnë popullatën,por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, pasi përdorimi i termit individ përveçse është term adekuat ka edhe një përkufizim tjetër profesional në këtë rast se do eliminohet individi qe po shkakton dëme dhe rrezik.
Vendimi i Inspektoratit me ose pa qëllim nuk është interpretuar drejt nga disa media të shkruara dhe elektronike, pasi eliminimi i kafshës së egër, Ariut lejohet vetëm në rast të tentativës së sulmit në ekonomi familjare dhe në rast të konstatimit se kafsha do rrezikon jetën e njerëzve duke shmangur me çdo kusht ndjekjen e saj në habitatin e përhershëm të saj.Këto konstatime janë të sqaruara në faqen 4 të këtij vendimi.
Besoi se të gjithë ata të cilët me, apo pa të drejtë, me, apo pa kompetencë, me, apo pa informacione kredibile janë involvuar në kontestimin e këtij vendimi do duhet që për pak momente të llogarisnin se në ato shtëpi dhenë atë fshat janë fëmijët e tyre dhe të përjetonin edhe për pak qaste friken, ankthin dhe traumat që mund ti pësojnë nga kjo situatë. Nuk e besoi se ndokush me mendje të shëndoshë do mundë të kontestonte një vendimi marrë nga organi kompetent në RKS e që është Inspektorati i Gjuetisë se lejon vrasjen e kafshës në mënyrë që ta mbroj jetën e njeriut dhe vetëm në tentative të sulmit në ekonomi familjare. Kështu specifikohet në Vendim, pasi kështu specifikon baza ligjore.Analizoni vetëm për një moment sikur pas gjithë këtyre vlerësimeve të shkallës së rrezikshmërisë nga këto Institucione do të ndodhte hipotetekisht një sulmi ariut ndaj një fëmije, plaku apo qytetari të çfarëdo grupmoshe, ku do mbetej arsyeshmëria e ekzistimit të Institucioneveqë të marrin veprime të shpejta e të drejta karshi kërkesave të qytetarëve të cilët deklarohen se jeta e tyre është në rrezik dhe kjo vërtetohet nga të gjithë akterët tjerë.
Inspektorati ka konsideruar se situata është emergjente dhe jo vetëm Inspektorati por edhe Komunae Prizrenit, Policia, MMPH, banorët,si dhe Prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Prizren, andaj veprimet emergjente nuk lënë hapësirë për takime e konsultime, as edhe për situatë të angazhimeve të ekspertëve pasi Ligji për Inspekcionit Bujqësor Nr 03/L-029 Neni, 9 paragrafi, 2 detyron Inspektorin se në rast vlerësimi të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve kafshëve ose pasurisë me përmasa të gjera dhe kur është në interes publik inspektori urdhëron masat madje vetëm me procesverbal për të shmangur efektin e pasojave të faktorit kohë.
Ne kemi analizuar edhe rekomandimin komisionit të MMPH i cili jo që nuk jep zgjidhje për banorët e këtij fshati por madje i sorollat ata tek MBPZHR gjoja se ajo është kompetente për kompensimin e dëmit madje në kundërshtim me Nenin, 10 të UA, 12/2009, Dëmet nga kafshët e egra dhe në kafshët e egra citoi : “ Nëse Qeveria apo Ministria përkatëse përkohësisht ose përherë e ka ndaluar gjuetinë e kafshëve të egra , atëherë ajo është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe kompensimin e dëmit.” Fundi i citatit.
Ky rekomandim madje nuk është nënshkruar nga Drejtori DBZHR-Prizren,z. Elshani si pjesë e këtij komisioni dhe në një pikë specifikohet se Vendimi i DQIPGJ do ankimohet.
Shumë legjitime të ankimohet por nuk e kuptojmë se si ka mundësi në njërën anë të cilësohet situate emergjente, të kërkohet angazhimi i Ispektoratit të APK-ës pasi konsiderohet si kompetent në anën tjetër të jepen deklarata nga KE i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit se kjo është kompetencë e Institucionit të tyre, kurse kompensimin e dëmit të pronarëve duhet ta bëjë, MBPZHR.
Deklarimet madje shkojnë deri në shkallën e kërcënimeve se do i padisim të gjithë ata që do e vrasin Ariun dhe sikur harrojnë se si të veprohet me jetët e njerëzve që janë të rrezikuara, por edhe për jetët e kafshëve tjera që kanë fermerët a kemi obligim për to, apo edhe se si do mund të justifikohet veprimi i Drejtorisë së Parkut të cilët tani po informohemi se kanë pasur një të vogël të arushës ( këlysh) duke e mbajtur në kushte jashtë çdo standardi dhe me këto veprime mund të kanë shkaktuar reagimin e Ariut për hakmarrje ( instinkt prindëror). Besoi se edhe këto veprime do jenë pjesë e hetimeve që duhet zhvilluar për tu marrë edhe me shkaktarët e këtyre pasojave, por sigurimi jetës së njerëzve është me prioritet.
Në këtë reagim kundërshtojmë konstatimin e Departamenti të Pylltarisë se vendimi i Inspektoratit të pylltarisë dhe gjuetisë, është i pa bazuar në legjislacionin e aplikueshëm, pasi ky Departament në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive ligjore ka hartimin e politikave e jo dhënien e opinioneve ligjore aq më pak interpretimet e vendimeve të Inspekoratit. Në vendim është e specifikuara e tërë baza ligjore si dhe këshilla juridike e atakimit të këtij vendimi.
Vendimi i DQIPGJ, ka për qëllim parandalimin e shkaktimit të pasojave tjera dhe nuk pengon, as nuk interferon në asnjë aktivitet tjetër i cili mund të evitoi eliminimin e kafshës, përkundrazi ju siguron kushte ekspertëve, komisioneve apo Institucioneve të marrin veprime tjera duke u munduar maksimalisht evitimin e vrasjes, por pasi paraprakisht kanë siguruar jetën e qytetarëve dhe të pasurisë së fshatit Pouskë”. /Telegrafi/