Site icon Telegrafi

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, gjendet motori që përdori ekzekutori portugez

Policia ka ushtruar këtë të enjte kontrolle në zonën e Kakarriqit në Lezhë, ku nga uniformat blu bëhet me dije se është gjetur motori me të cilin u largua ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin pak ditë më parë.

Forcat polumbare të RENEA-s ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit me të cilin u largua vrasësi.

Motori u gjet në ujërat e një përroi në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhia.

Lexo po ashtu Në vrasjen e sipërmarrësit në Shëngjin u përfshinë një shqiptar dhe pesë të huaj

“Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version