Site icon Telegrafi

​Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi: Ky rast na preku të gjithëve

Më 14 janar 2024, në Podujevë, pas një përleshjeje fizike, dy të mitur pasi që e kanë shkelur me veturë, e kanë goditur me shkop deri në vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahun.

I ndjeri pas sulmit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, i cili pas 6 dite ndërroi jetë.

Pas këtij rasti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka thirrur për mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Tema e kësaj mbledhje ishte “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

Lexo po ashtu Policia kishte raportuar se 18 vjeçari nga Podujeva ishte therur me thikë, IPK nis hetimet

Bulliqi tha se ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike sepse Fejzullahu ka ndërruar jetë. Në këtë mbledhje, Këshilli Komunal do të bisedojë për të marrë informacione më të detajuar të ecurisë të kësaj ngjarjeje që ka ndodhur.

“Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë. Ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike sepse ka ndërruar jetë. Do të shohim mundësitë dhe të bisedojmë bashkarisht për të marrë informacione më të detajuar të ecurisë të kësaj problematike që ka ndodhur. Ne do t’i diskutojmë hapat e veprimit në të ardhme që dukuritë e tilla mos të ndodhin në komunën tonë,” tha Bulliqi.

Seanca është duke u mbajtur e mbyllur. /kp/

Exit mobile version