Therje me thikë ka ndodhur të martën në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, si pasojë një 14-vjeçar ka humbur jetën.
Prokuroria ka bërë të ditur për Telegrafin se në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje, si dhe zhvillimit të hetimeve, në këtë fazë prokuroria thekson se nuk mund të japen detaje të tjera.
Për rastin koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është shprehur i shokuar për rastin e vrasjes e14- vjeçarit.
KOMF thekson se ky rast duhet të jetë një alarm për të gjithë, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e fëmijëve të ndërmerren në mënyrë emergjente.
Vrasjen e ka dënuar edhe minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. /Telegrafi/