Site icon Telegrafi

Vrasja brenda AKI-së, arma e krimit ishte e prodhimit jugosllav (Video)

Një person është vrarë sot rreth orës 0:9 të mëngjesit, brenda objektit të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Viktima Isa Sejdiu, 40 vjeçar, është qëlluar me dy plumba dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, duke thënë se përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent, Berisha ka ndërruar jetë.

Agjencia Kosovare e Intelegjencës, përmes një komunikate për media ka pranuar që e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda këtij institucioni, por motivi i krimit nuk lidhet me veprimtarinë e këtij institucioni.

“Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.”

Sipas prokurorit të rastit Ibrahim Berisha, i dyshuari kryesor për vrasje është Valon Iberdemaj, 32 vjeçar, roje sigurimi, i cili është arrestuar.

Sipas tij motivet e ngjarjes nuk dihen por sipas tij po hetohet në këtë drejtim.

“Arsyet e vrasjes ende nuk dihen. Është faza fillestare e hetimit”, tha Berisha.

RTV Dukagjini përmes burimeve të veta, ka mësuar se arma e vrasjes në AKI, ishte armë personale e rojes e tipit ‘Zastava’ prodhim jugosllav.

Policia e Kosovës gjatë ditës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Isak Sejdiut në ndërtesën e AKI-së.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version