I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Vrasjen e vëllait të tij e konfirmoi edhe vet Ibrahim Kelmendi në një postim në Facebook, duke mallkuar vrasësit.
“Dorë e zgjatur vrastare e Serbisë, mallkimi dhe turpi ju mbulofshin”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në Facebook.
Po ashtu kanë filluar reagimet e para në profilin e tashmë të ndjerit, Qerim Kelmendit.
Vrasja e Qerim Kelmendit ka ndodhur në mesnatë. Ai është gjetur i djegur në veturë. /Telegrafi/