Telegrafi

I vrari në Pejë është 32 vjeçari, Kenan Sadrija (Foto)

Mbrëmë një person humbi jetën në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Telegrafi mëson se i vrari është Kenan Sadrija, 32 vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit.

Lexo po ashtu Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë një person në Pejë (Video)

Vrasjen e të riut e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.