Telegrafi

Vrapuesja australiane thyen rekordin botëror me 107 maratonë në 107 ditë

Një grua australiane theu një rekord botëror Guinness duke vrapuar një maratonë me distancë 42 kilometra (26.2 milje) çdo ditë për 107 ditë – dhe ajo planifikon të vazhdojë derisa të arrijë 150.

Erchana Murray-Bartlett, 32 vjeç, filloi rutinën e saj të përditshme të vrapimit në maratonë në gusht në Cape York, Queensland, dhe 107 ditë më vonë, më 3 dhjetor, ajo theu Rekordin Botëror Guinness për shumicën e ditëve radhazi për të vrapuar në një distancë maratonë (femra).

Rekordi i mëparshëm prej 106 maratonave ishte vendosur më herët gjatë këtij viti nga vrapuesja britanike Kate Jayden, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Murray-Bartlett e quan projektin e saj “Tip to Toe 2022”, pasi ajo filloi të vraponte në Cape York, i njohur si “maja” veriore e Australisë dhe planifikon të përfundojë vrapimin e saj të 150-të të maratonës në Port Melbourne, Victoria, i njohur si “gishti i këmbës” jugor të vendit.

“Kam dhimbje tek ijet, shputat dhe këmbët. Ndjehem pak e lodhur emocionalisht gjithashtu pas arritjes së rekordit të dielën e shkuar – sfida e vetme tani mbetet vetëm që të vazhdojë, dhe jam shumë e emocionuar për të pritur dhe parë se çfarë mund të bëjë trupi im”, tha Murray-Barlett.

Erchana tha se ajo dëshiron që vrapimi i saj të rrisë ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të jetës së egër të Australisë.

“Ne kemi disa kafshë të egra të cilat janë ikona globale, megjithatë Australia është një lider botëror në humbjen e biodiversitetit. Aktualisht ne kemi pothuajse 500 kafshë vendase në listën e rrezikuar. Ky numër është rritur me 8 për qind që nga viti 2016”, tha ajo. /Telegrafi/