Site icon Telegrafi

Vrapimi i Sha’Carri Richardson ia mundësoi SHBA-ve medaljen e artën në stafetë 4×100 metra për femra

Ishte absolutisht e madhe finalja në garën stafetë 4×100 metra për femra, ku SHBA-të morën medaljen e parë. 

Sha’Carri Richardson fitoi medaljen e saj të parë të artë olimpike të premten në mbrëmje, pasi ishte e fundit te amerikanet që kishin mbetur prapa në xhiron e fundit në stafetë 4×100.

Richardson, fituese e medaljes së argjendtë në 100 metra, mposhti vrapueset nga Britania dhe Gjermania, për të ndihmuar SHBA-në të përfundonte garën në 41,78 sekonda, më mirë se Britania për 0,07 sekonda.

Ekipi i stafetës së femrave në SHBA kishte fuqi yjesh, pasi aty ishin edhe Gabby Thomas, Melissa Jefferson dhe Twanisha Terry.

Sukses i madh i këtij ekipi, në një mbrëmje me shi në Paris, ku nuk munguan problemet gjatë garës. /Telegrafi/ 

 

 

Exit mobile version