Telegrafi

Vrapimi rreth 70 metra i Martinellit dhe rrëshqitja e Kantes tek goli i Arsenalit bëhen virale

Gabriel Martienlli ka bërë një vrapim magjik në ndeshje ndaj Chelseat, ndërsa N’Golo Kante në atë aksion ka bërë një rrëshqitje fatale në barazimin 2-2 të skuadrave londineze.

Martinelli vrapoi rreth 70 metra thuajse nga zona e tij, për të shënuar një gol të bujshëm për Arsenalin kundër Chelseat.

Adoleshenti brazilian shënoi golin e barazimit 1-1 në ndeshjen e Ligës Premier në stilin mahnitës, duke quar në 10-të numrin e golave të tij këtë sezon.

Ai vrapoi thuajse gjithë fushën dhe po në atë aksion pati një rrëshqitje fatale nga mesfushori francez, N’Golo Kante.

Momenti i rrëshqitjes së Kantes

Kante rrëshqiti në vijën e gjysmës së fushës për t’i ‘lejuar’ Martinellit rrugën e lirë drejt shënimit të golit në Stamford Bridge.

Vrapimi rreth 70 metrash nga 18-vjeçari brazilian është bërë viral në rrjetet sociale tashmë, por edhe rrëshqitja e Kante, e cila ngjason me rrëshqitjen e famshme të Steven Gerrardit, pikërisht ndaj Chelseat. /Telegrafi/