Site icon Telegrafi

Vrapca: Ka pas ngecje në procesin e riatdhesimit të personave që kanë lëshuar Kosovën (Video)

Lidhur me procesin e riatdhesimit të personave që kanë lëshuar Kosovën, Lulzim Vrapca nga Komuna e Prishtinës, ka thënë se ky proces është kompleks dhe që në vazhdimësi ka kërkuar koordinim të përbashkët të mekanizmave institucional në asociimin e të drejtave të personave të riatdhesuar.

Ai në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur ngecje në këtë proces, mirëpo viteve të fundit ka një progres të jashtëzakonshëm.

“Ka pasur ngecje por fillet e këtij procesi i ka pasur vështirësitë e veta por ka një progres të jashtëzakonshëm sa i përket përfitimeve, pakove dhe konsolidimit të tyre në pranimin e shërbimeve tek palët e riatdhesuara”, u shpreh Vrapca. /Telegrafi/

Exit mobile version