Site icon Telegrafi

Vraniqi: As Kurti as LVV nuk kanë propozuar emra për president

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka thënë se në strukturat e partisë së tyre nuk është diskutuar për emra të caktuar për president. Ai ka kërkuar që të ndalet me dezinformata.

Vraniqi ka thënë se as Albin Kurti, dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president,  duke shtuar se tani duhet krijuar Qeveria dhe nuk duhet gjetur presidenti, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Facebook, Vraniqi ka thënë se qëndrimi i LVV-së ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha.

Ndryshe, LVV dhe LDK tash e sa kohë janë duke zhvilluar takime drejt arritjes së një koalicioni qeverisës, mirëpo deri tani një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur.

Kujtojmë se seanca konstitutive e legjislaturës së shtatë do të mbahet më 26 dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version