Site icon Telegrafi

Vraniqi: Ambasadori Grenell po keqpërdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që humbën zgjedhjet

Erzen Vraniqi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti tha sot se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell më shumë po keqpërdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet.

Vraniqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mund ta ketë gabim, por përshtypja e tij është se Tweet-at e ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpra se takimet e bisedat me të.

“Mund ta kem gabim, por përshtypja ime është se Tweet-at e ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të. Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij të qartë e të saktë për heqjen graduale të tarifës 100%, dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Ambasadorit Grenell kjo nuk i ka pëlqyer duke e quajtur gjysmë-masë. Por Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën më të mirë e mē të dobishme për Kosovën me propozimin e tij. Në anën tjetër, këtu më shumë po keqpërdoret Ambasadori Grenell për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë, sidomos nga shkarkimet e bordeve të korruptuara të disa ndërmarrjeve publike”, shkruan Vraniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version