Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/