Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperëndimi. /Telegrafi/