Site icon Telegrafi

Vranët dhe riga shiu

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version