Site icon Telegrafi

Vranët dhe me diell, temperaturat deri në 21 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version