Telegrafi

Vranët dhe me diell, temperaturat deri në 10 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, njofton MeteoKosova, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-53 km/h. /Telegrafi/