Telegrafi

Vranët dhe me diell, temperaturat deri 8 gradë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/