Telegrafi

Vranët dhe me diell, temperaturat deri 17 gradë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14- 17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehte nga drejtime të ndryshme. /Telegrafi/