Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/