Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se në fushat termike do të ketë rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike.
Temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
“Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellë me reshje shiu dhe bore”, thuhet në njoftim.
Gjatë vikendit do të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe reshje bore, kryesisht të shtunën.
Kjo dinamikë e motit do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do to të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/