Site icon Telegrafi

Vranësira, shi e shkarkime rrufesh në dy ditët e ardhshme

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta.

IHK njofton se pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të paqëndrueshme.

“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri”, thuhet në njoftim.

Në fushat termike parashihen rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version