Telegrafi

Vranësira dhe rritje e lehtë temperaturash

Në ditën e parë të dhjetorit vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje të izoluara në gjithë territorin. Problem do të mbetet era, sidomos gjatë mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë. /tch/