Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës, ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.
Por vranësira të dendura priten në zonat malore, kryesisht në veri të Shqipërisë.
Orët vijuese sjellin shtim të vranësirave në veri-veriperëndim të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mesdita ruan vlera konstante duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /Ora News/